Bayerni fiton Superkupën e Gjermanisë

Robert Lewandowski i jep Superkupën e Gjermanisë Bayernit të Mynihut, trofe të cilin rekordmenët e futbollit gjerman e fitojnë për herë të nëntë në histori.


Robert Lewandowski i jep Superkupën e Gjermanisë Bayernit të Mynihut, trofe të cilin rekordmenët e futbollit gjerman e fitojnë për herë të nëntë në histori. Sulmuesi polak shënoi 2 gola dhe asistoi në një tjetër në fitoren 3-1 përballë Borussias së Dortmundit në takimin e zhvilluar në shtëpinë e verdhezinjve, “Signal Iduna Park”.

Të parin Lewa, një ish-futbollist bardhezi, e shënoi në minutën e 41-të, i shërbyer nga Gnabry. Sapo nisi pjesa e dytë asistoi Thomas Mullerin për golin e 2-0, ndërsa në të 74-tën sigloi atë të rezultatit përfundimtar 3-1, 10 minuta pasi Reus kishte shkurtuar përkohësisht diferencën.

Një nisje perfekte e sezonit në aspektin personal për 32-vjeçarin, që shënoi edhe në sfidën e parë të Bundesligës kundër Gladbachut, duke shmangur humbjen e skuadrës së drejtuar nga Nagelsmann.

Bayerni dhe Dortmundi pritet të rivalizojnë fort mes tyre për titullin e Bundesligës në sezonin që sapo ka nisur.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…