Enciklopedia e Saimirit… Gianni Rivera, “The Golden Boy” i Italisë

Gianni Rivera konsiderohet nje nga talentet me te medha te futbollit Italian., ne mos me i madhi…


Nga Saimir Z. Kadiu

NOSTALGJIA E FUTBOLLIT ITALIAN
«Piedi da artista, inventiva da grande regista e senso del gol fanno di Rivera uno dei giganti di ogni epoca del calcio mondiale» (Carlo Felice Chiesa).
“The Golden Boy” compie 78 anni…
▪Gianni Rivera me shoke nuk do te harrojne kurre ate mbremje magjike ne Wembley Stadium te 22 majit 1963, ne finale e madhe kunder Benfikes se famshme te Lisbones, kur duke permbysur golin e yllit te “shqiponjave” Eusebio me nje doppiete te Hose Altafinit, do te beheshin skuadra e pare italiane që bëri të vetën kupën me “veshë”….
▪Rivera 21 vjecar do te shpaloste ne ate ndeshje elegancen, tekniken dhe vizionin e tij ne loje qe nuk do te kishte rivale per te pakten 20 vjet…
▪Ishte Kapiteni Rivera me Milanin e tij qe ne nje mbremje tjeter te paharrueshme te 28 majit 1969 ne “Santiago Bernabeu”, shpartalloi ne finale e Kupes se Kampioneve “ Ajaks” te Amsterdamit 4-1 duke koleksionuar nje tjeter kupe me “veshe”…


▪Holandezet e ardhshem fluturues, Cruyff, Keizer, Hulshof, Surbier etj., ishin ende te rinj… per te perballuar forcen mbrojtese “rossonero” dhe agresivitetin sulmues te dyshes Prati-Rivera…
.
▪Disa muaj pas finales, Rivera sjelle te parin “Top te Arte” ne Itali si futbollisti me i mire Evropian i vitit…
▪“The Golden Boy” i futbollit Italian lindi me 18 gusht 1943 ne Alessandria, Itali, ne familjen e nje punetori te hekurudhes.
▪Ne Alessandria ai pati fillimet e karrieres sportive me skuadren e qytetit te lindjes.
▪Rivera mbetet ende sot nje nga krenarite e Alessandrias krahas shkrimtarit te madh Umberto Eco (1932-2016) dhe piktorit Angelo Morbelli (1854-1919)
▪Me 1960 transferohet tek Milan ku luajti deri ne vitin 1979.
▪Pjesemarres ne 4 boterore :1962, 1966, 1970, 1974, (nente ndeshje, 3 gola), Rivera mbahet mend per golin e avantazhit final ne ndeshjen e shekullit, gjysemfinalen me emocionuese te historise se Kupave te Botes, Gjermani-Itali 3-4 ( Boterori meksikan 1970).
▪Me perfaqesuesen italiane ka luajtur 60 ndeshje duke shenuar 14 gola.


▪Gjithashtu eshte kampion i Evropes me perfaqesuesen italiane ne vitin 1968.
▪Debutoi me perfaqesuesen italiane me 13 Maj 1962 ne fitoren 3–1 jashte fushe kunder Belgjikes …
▪Ndeshja e fundit me skuadren e kaltert erdhi me 19 qershor 1974 ne Shtutgard kunder Argjentines (1-1) ne Boterorin e vitit 1974 ne RFGJ.
▪Golin e fundit me perfaqesuesen italiane ( # 14) e shenoi me 15 qershor 1974 ne Munich (ne Boterorin e vitit 1974) : Itali -Haiti 3-1
▪ Debutimi ne Serie A :02.06.1959: Alessandria vs Internazionale 1-1
▪ Ndeshja e fundit ne Serie A: 13.05.1979: Lazio vs Milan 1-1


▪Ndeshje zyrtare te luajtura:658: (501 ne Serie A, 74 ne Coppa Italia, 76 ne Kupat Evropiane dhe 7 ne Turne te tjere)
▪Me Milan ka fituar gjithshka:
• Serie A (3): 1961–62, 1967–68, 1978–79
• Coppa Italia (4): 1966–67, 1971–72, 1972–73, 1976–77
• UEFA Cup Winners’ Cup (2): 1967–68, 1972–73
• European Cup (2): 1962–63, 1968–69
• Intercontinental Cup (1): 1969
( per me te rinjte admirues te futbollit duhet te dine qe Milan nuk lindi ne kohen e Berluskonit….)
▪ Gola te shenuar me Milan 164 (122 ne Serie A, 28 ne Coppa Italia, 13 ne Kupat Evropiane dhe 1 ne Turne te tjere.
▪Rivera konsiderohet nje nga talentet me te medha te futbollit Italian., ne mos me i madhi…


▪Sipas International Federation of Football History & Statistics (IFFHS), Rivera eshte lojtari i 19-te me i mire i shekullit XX. Me i miri i Italise. Pas tij Meazza eshte # 21, Franco Baresi # 33, Facchetti #42, Alessandro Mazzola # 43….
▪Ne vitin 20014 , Pele e zgjodhi Riveren si FIFA 100 greatest living footballers ndersa ne anketen UEFA Golden Jubilee Poll, ai ishte ne vendin e 35-te.
▪Pas ndeshjes miqesore ne Wembley ne vitin 1973, (ku Italia mundi Angline 1-0 me gol te Kapelos ne minute e 87’), i pyetur nga gazetaret se cilet ishin 4 lojtaret me te mire italiane, trainer anglez Ramsey u pergjigj: “Rivera, Rivera, Rivera, Rivera…”
▪Pas futbollit, Rivera u involvua ne politike duke qene deputet dhe politikan i njohur i te majtes italiane… U fut ne politike ne vitin 1986, sapo Berluskoni bleu Milan-in…

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…