Van Gaal: Dua Kupën e Botës me Holandën!

Debutimi në pankinë për 70-vjeçarin Van Gaal do të vijë në fillim të shtatorit, kur Holanda të angazhohet në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022.


Ndonëse me 70 vite mbi supe dhe 5 vitet e fundit pa drejtuar asnjë skuadër, Louis Van Gaal rikthehet sërish në pankinë, këtë herë për të drejtuar përfaqësuesen e Holandës, në stolin e lënë bosh nga Franck De Boer, i cili u largua pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Tekniku holandez ulet për herë të tretë në stolin e “tulipanëve”, të cilët i ka drejtuar në periudhat 2000-2002 e 2012-2014, ndërsa në konferencën për shtyp të prezantimit zbuloi edhe objektivat e tij në eksperiencën e tretë me përfaqësuesen Holandeze.

“Edhe unë po të isha pjesë e Federatës, do të emëroja veten time, pasi e shoh të drejt që të rikthehem në këto momente. Sondazhet tregojnë se kam ende shumë adhurues që më duan në stolin e Holandës. Dua të fitoj Kupën e Botës në Katar dhe këtë objektiv dua t’ua transmetoj edhe futbollistëve”, tha Van Gaal.

Tekniku holandez zbuloi se ka folur deri tani me 5 nga senatorët e përfaqësueses dhe është mirëpritur nga ata, teksa komentoi edhe zërat që e përshkruajnë si një trajner të hekurt, por edhe çështjen e vaksinimit të lojtarëve.

“Kam folur me 5 futbollistë të përfaqësueses dhe janë të gëzuar që jam rikthyer, pasi duan të jenë të qartë për strategjinë që do të ndiqet. Më përshkruajnë si një trajner të rreptë e të ashpër. Mund të jetë kështu, por ju siguroj që jam gjithmonë i ndershëm e i drejtë. Lojtarët duhet të përshtaten me mënyrën time të punës dhe të më ndjekin, pasi vetëm kështu mund të arrijmë gjëra të mëdha. Sa i përket vaksinimit, unë mendoj se është mirë që të gjithë lojtarët t’i nënshtrohen procesit. Por në fund të fundit, kush jam unë që t’i këshilloj për këtë? Mendoj se më mirë është të flasin autoritetet”, u shpreh trajneri holandez.

Debutimi në pankinë për 70-vjeçarin Van Gaal do të vijë në fillim të shtatorit, kur Holanda të angazhohet në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…