Leipzig mposht thellë Stuttgart në “Red Bull Arena”

Leipzig ka lënë menjëherë pas krahëve startin negativ me humbje në transfertën ndaj Mainz, pasi ka reaguar bindshëm në javën e dytë, duke mposhtur Stuttgartin me rezultatin e thellë 4-0.


Leipzig ka lënë menjëherë pas krahëve startin negativ me humbje në transfertën ndaj Mainz, pasi ka reaguar bindshëm në javën e dytë, duke mposhtur Stuttgartin me rezultatin e thellë 4-0.

Në sfidën e parë sezonale në “Red Bull Arena”, vendasit ia dolën të dominojnë e të fitojnë me meritë, ndërsa miqtë nga Stuttgart ishin vetëm një kopje e shëmtuar e skuadrës që shënoi 5 gola në javën e parë të kampionatit.

Pas disa kërcënimesh radhazi, Leipzig zhbllokoi sfidën në minutën e 38’, me protagonist fantazistin hungarez Dominik Szoboszalai, i cili lëshoi një goditje të saktë nga jashtë zonës dhe mposhti portierin mik.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për vendasit, që dërguan topin për herë të dytë në rrjetë, këtë herë me anë të sulmuesit suedez Emil Forsberg, i cili u shërbye nga Andre Silva dhe gjuajti menjëherë në cepin e poshtëm të portës së mbrojtur nga Muller.

Më pas gjithçka u bë më e lehtë për “demat”, që gjetën golin e tretë me Szoboszalain, i cili kompletoi dopietën personale dhe të katërtin me sulmuesin portugez Andre Silva, i cili ekzekutoi saktë një penallti të akorduar nga arbitri kryesor.

Sfida ishte me ritëm të lartë deri në fund, megjithatë në fund ishin vendasit ata që festuan fitoren e parë sezonale, një sukses bindës, që jep shpresë se Leipzig do të provojë të garojë sërish për titullin kampion.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…