PSG në “tjetër planet”, mposht Brestin në transfertë

Java e tretë e kampionatit francez startoi pikërisht me transfertën e PSG ndaj Brestit, aty ku skuadra e drejtuar nga Manuel Pochettino dominoi në të gjithë aspektet dhe ia doli të marrë tri pikë me mjaft vlera, pas fitores 2-4.


Messi dhe Neymar vijojnë të qëndrojnë jashtë skuadrës, por yjet e PSG-së nuk mbarojnë kurrë dhe janë gjithmonë aty për të marrë për dore skuadrën drejt një tjetër fitoreje në kampionat.

Java e tretë e kampionatit francez startoi pikërisht me transfertën e kryeqytetasve ndaj Brestit, aty ku skuadra e drejtuar nga Manuel Pochettino dominoi në të gjithë aspektet dhe ia doli të marrë tri pikë me mjaft vlera, pas fitores 2-4.

Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, kur pas një kombinimi të lojtarëve të PSG-së, ishte Ander Herrera që lëshoi një të djathtë nga distanca dhe topi u devijua nga portieri vendas e shtylla, para se të ndalej në rrjetë.

Në minutën e 36’, një mbrojtës i Brest ndali tentativën e Wijnaldum brenda zonës, por topi i mbetur aty, u gjuajt me kokë nga Mbappe dhe përfundoi për herë të dytë në rrjetën e portës së mbrojtur nga Bizot.

Sulmuesi francez festoi gjatë, si të donte të thoshte se është i lumtur në Paris, pavarësisht zërave të merkatos, ndërsa vlen të theksohet se ky ishte goli i parë i shënuar me kokë nga Mbappe, që prej 2017-ës.

Nga ana tjetër Brest, që e kishte shumë të vështirë të organizohej në sulm, ia doli të shënojë në një nga daljet e pakta, pasi portieri Keilor Navas nuk mundi të bëjë asgjë për të ndalur gjuajtjen e sulmuesit 25-vjeçar Franck Honorat.

Në minutën e 73-të ishte Idriz Gueye, që lëshoi një “silurë” nga distanca dhe mposhti për herë të tretë portierin Bizot, por kur dukej se ndeshja kishte përfunduar, Bresti u zgjua dhe “vuri përpara” skuadrën e PSG-së.

Fillimisht ishte Keilor Navas që shpëtoi portën, ndërsa më pas traversa ndali tentativën e vendasve, që gjithsesi ia dolën të rihapin takimin me Mounie në minutën e 85-të dhe madje iu afruan edhe golit të barazimit në 2-3 momente.

Por pikërisht në minutat më të mira për Brestin, një kundërsulm i shpejtë me protagonistë Di Marian e Hakimin, bëri që argjentinasi të shënojë golin e katërt dhe të vulosë suksesin e PSG-së, që fluturon në krye me 9 pikë të plota pas tre javëve të para.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…