Inter “Made in 4-0”, zikaltërit shkatërrojnë Genoan

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, duke fituar me rezultatin 4-0 në San Siro ndaj Genoas.


Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, duke fituar pastër me rezultatin 4-0 në San Siro ndaj Genoas.

Siparin e golave për Interin e hapi Milan Skrinar, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhuruar nga goditja e këndit.

Nuk mjaftoi shumë dhe tetë minuta më pas, do të ishte radha e sapoardhurit Calhanoglu për të lënë gjurmë në këtë takim.

Pjesa e parë do të përfundonte me këto shifra dhe me lojën të dominuar totalisht për zikaltrit. Në pjesën e dytë, Arturo Vidal, shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhënë nga Skriniar.

Pak minuta më vonë, do të shënonte golin e katërt Edin Dzeko.

Boshnjaku realizoi mjeshtërisht me kokë, për të mposhtur për të katërtën herë në këtë mbrëmje portierin Salvadore Sirigu.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…