Mbrojtësi Damir Grgic firmos me Kastriotin

Klubin krutan që ka bërë një afrim të rëndësishëm në prapavijë duke firmosur me shtatlartin kroato-gjerman.


Lëvizje ka patur edhe te Kastrioti me klubin krutan që ka bërë një afrim të rëndësishëm në prapavijë duke firmosur me gjigandin Damir Grgic.

Kastrioti ka shtuar muskujt dhe centimetrat në prapavijë duke firmosur me shtatlartin kroato-gjerman që sezonin e fundit ishte pjesë Inter Zapresic në ligën e dytë kroate.

Gjithsesi lajmi i ditës ka të bëjë me faktin se nga krutanët është larguar zyrtarisht sulmuesi që mbajti peshën e repartit të avancuar të Kastriotit sezonin e shkuar braziliani Devid Da Silva.

25-vjeçari i cili edhe pse kishte dy vite kontratë me skuadrën e Ndreut nuk ishte paraqitur në fazën përgatitore me Kastriotin, ndërsa këtë të mërkurë ka ndarë përfundimisht rrugët me Kastriotit duke u prezantuar te skuadra e ligës së dytë portugeze Sporting Clube de Covilha.

Kastrioti ka përfituar diçka nga shitja e Devid Da Silvas te Covilha ndërkohë që nga sa mësohet ka ruajtur edhe një përqindje të kartonit në rast rishitjeje të brazilianit në të ardhmen./Supersport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…