Mesfushori Lancinet Sidibe dhe sulmuesi Stephen Chinedu firmosin për Dinamon

Dinamo ka zyrtarizuar firmën me dy futbollistë të tjerë që do të veshin fanellën e ‘nëndetëses blu” në Kategorinë Superiore.


Ndonëse prej ditësh stërviteshin nën urdhrat e trajnerit Blendi Shkëmbi, klubi i Dinamos vetëm sot ka zyrtarizuar firmën me dy futbollistë të tjerë që do të veshin fanellën e ‘nëndetëses blu” gjatë sezonit të ri në Kategorinë Superiore.

Bëhet fjalë për mesfushorin Lancinet Sidibe dhe sulmuesin Stephen Chinedu, të cilët jo vetëm stërviten prej ditësh me dinamovitët, por kanë luajtur edhe në miqësoret e klubit gjatë përgatitjeve verore.

Sidibe është një njohje e vjetër për kampionatin shqiptar, pasi ka veshur fanellat e klubeve si Flamurtari e Tirana, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e qipriotëve të Ermis dhe tani rikthehet sërish në Superiore, këtë herë me fanellën e Dinamos.


Nga ana tjetër Chinedu është një sulmues 21-vjeçar nga Nigeria, që ka qenë pjesë e skuadrës së dytë të Hajdukut të Splitit dhe tani do të luajë shanset e tij te Dinamo, ku do të provojë të bëjë liderin e repartit të avancuar.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…