Çmimet nga UEFA – Jorginho dhe Tuchel, lojtari dhe trajneri më i mirë i sezonit

Fituesit e këtyre çmimeve u përzgjodhën nga një juri e përbërë nga 24 trajnerët e përfaqësueseve që garuan në Euro 2020, 80 trajnerët e klubeve që morën pjesë në fazën e grupeve të edicionit të kaluar të Champions dhe Europa League, dhe 55 gazetarë, përfaqësues të 55 shteteve anëtare të UEFA-s


Ashtu siç ishte paralajmëruar nga burime brenda UEFA-s, mesfushori italo-brazilian Jorginho është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit, çmim të cilin e mori zyrtarisht në mbrëmjen gala të hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve, në Stamboll.

Mesfushori fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Europiane me Chelsea-n, si dhe Kampionatin Europian me Italinë, trofe të cilët e ndihmuan të renditej para Kante e De Bruyne, të cilët ishin rivalët e tij për këtë çmim.

E nëse futbollisti i sezonit shkoi për Jorginhon, edhe çmimi trajneri i sezonit shkoi sërish te Chelsea, pasi e mori trajneri gjerman Thomas Tuchel, i cili mori drejtimin e londinezëve vetëm në dhjetor, por i udhëhoqi ata drejt një suksesi të jashtëzakonshëm, teksa theu në garë Roberto Mancinin dhe Pep Guardiolën.

Fituesit e këtyre çmimeve u përzgjodhën nga një juri e përbërë nga 24 trajnerët e përfaqësueseve që garuan në Euro 2020, 80 trajnerët e klubeve që morën pjesë në fazën e grupeve të edicionit të kaluar të Champions dhe Europa League, dhe 55 gazetarë, përfaqësues të 55 shteteve anëtare të UEFA-s.

Pjesëmarrësve në votim u është kërkuar të vlerësojnë me 5, 3 dhe 1 pikë, tre emrat e tyre të preferuar, ndërsa trajnerëve nuk u është lejuar të votojnë për veten, apo për futbollistët që kanë në ekipet përkatëse.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…