Interi, 166 milionë euro të ardhura nga shitja e yjeve

Interi është skuadra që ka përfituar më shumë në këtë merkato vere përsa i përket shitjes së lojtarëve.


Interi është skuadra që ka përfituar më shumë në këtë merkato vere përsa i përket shitjes së lojtarëve. E duket se klubi zikaltër do të mbetet i tillë, edhe pse duhen edhe pak ditë deri në mbylljen e merkatos së verës.

Duke konsideruar bilancin shitje-blerje lojtarësh, Interi ka përfituar 166,05 milionë euro, ndërsa ka shpenzuar 31 milion euro për blerje lojtarësh. Kryesor në këtë shumë të mbledhur nga shitjet, ka qenë largimi i Lukakut drejt Chelsea apo edhe largimi i Hakimi.

Nëse edhe Lautaro do të largohet, atëherë Interi do të jetë me të vërtetë me fat, përsa i përket përfitimit të parave si dhe mbushjes së arkave të klubit. Por më pas duhet parë se me cilët lojtarë do t’i zëvendësojë këto yje të larguar nga skuadra kampione e Serisë A, nëse do të synojë sërish titullin edhe për sezonin e ardhshëm.

Një tjetër skuadër e serisë A që ka përfituar mjaft nga merkato e deritanishme është edhe Udineze, plot 55.5 milion euro, ndërsa ka shpenzuar vetëm 5,5 milion euro për blerje lojtarësh./RTSH Sport/

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…