Laçi firmos me mbrojtësin maqedonas, Viktor Velkoski

25-vjeçari Viktor Velkoski, sezonin e fundit ka qenë pjesë e Vardarit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.


Pas i besoi pankinën trajnerit malazez Dejan Vukiçeviç, Laçi vijon të lëvizë në merkato, për të kompletuar skuadrën në prag të nisjes së sezonit të ri të Kategorisë Superiore.

Klubi kurbinas ka prezantuar mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me bardhezinjtë dhe më pas ka pozuar edhe me fanellën e skuadrës.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Viktor Velkoski, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e Vardarit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

“Viktor Velkoski është përforcimi i radhës në skuadrën tonë. Futbollisti 25-vjeçar luan si mbrojtës qendre dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme. KF Laçi i uron mirëseardhjen! Miresevjen”, shkroi klubi kurbinas në rrjetet sociale.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…