Lorik Cana, Ambasador i Finales së Conference League

Finalja do të luhet më 25 maj të vitit të ardhshëm në Tiranë, në “Air Albania”.


UEFA ka nderuar ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, duke e ftuar që të asistojë në shortin e fazës së grupeve të Conference League, i cili u hodh në orën 13:30 në Stamboll, në arenën ku pasditen e djeshme u përcaktua edhe shorti për Champions League dhe u shpallën më të mirët e vitit.

Së bashku me Canën ishte i pranishëm edhe turku Nihat Kahvexhi.

Finalja do të luhet më 25 maj të vitit të ardhshëm në Tiranë, teksa Lorik Cana është caktuar ambasador i finales.

Për sa i përket Conference League, është një kompeticion që zhvillohet për herë të pare, teksa është niveli i tretë europian për klube, pas Champions League dhe Europa League.

Ish-kapiteni i Kombëtares u prezantua si legjendë e Shqipërisë dhe ai ngjyrat kuqezi i pohoi si më të bukurat e karrierës…

“Kam luajtur në shumë klube të njohura, jam krenar për karrierën time. Kur je fëmijë ëndërron të luash në nivelet më të larta. Kam qenë pjesë e Marseille, Galatasaray, Lazio dhe ekipe të tjera. Por padyshim që krenaria më e madhe është arritja me Kombëtaren dhe rrugëtimi me të” – u shpreh Cana në fillim.

Ish-kapiteni i kuqezi foli edhe për stadiumin “Air Albania” ku do të zhvillohet finalja e parë e Conference League.

“Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm, modern, i vendosur në qendër të kryeqytetit. Është padyshim një stadium atraktiv dhe një nga më modernët në Evropë. Kjo finale që do të organizohet në Tiranë është edhe një mesazh që vjen nga vendet e Ballkanit.

Do të kënaqeni shumë, Shqipëria është vend shumë i bukur”, – mbylli Lorik Cana, që më pas zgjodhi goglat e grupeve, ku marrin pjesë skuadra si Tottenham, Roma, Basel, PAOK, Union Berlin, etj.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…