Portieri Vokli Laroshi te Partizani

Partizani siguron një nga portierët e rinj më të mirë në vendin tonë. Vokli Laroshi firmos për tre sezone.


Ndërkohë që Alban Hoxha është në vitet e fundit të karrierës së tij dhe flitet për largimin drejt Arabisë, Partizani siguron një nga portierët e rinj më të mirë në vendin tonë. Vokli Laroshi ka firmosur për tre vite me të kuqtë, duke lënë Turbinën.

NJOFTIMI KLUBIT – 

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Vokli Laroshin. Portieri i talentuar 20-vjeçar ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë për tre vitet e ardhshme dhe bashkohet me Partizanin pas eksperiencës pozitive me ekipin e Turbinës.

Laroshi është një tjetër lojtar premtues që i shtohet talenteve të reja në skuadër. Njëkohësisht portieri cërrikas është edhe pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21 dhe është grumbulluar për sfidën zyrtare ndaj Republikës Çeke në program në 6 shtator.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…