Kombëtarja A nis në Varshavë përgatitjet për sfidën me Poloninë

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës


Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe është i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se stafi kuqezi ka mbërritur gjatë shtunës në hotelin ku është grumbulluar përfaqësuesja në Varshavë, teksa një pjesë e lojtarëve kanë mbërritur gjatë mbrëmjes së të premtes dhe paraditen e të shtunës. Gjatë paradites stafi me një pjesë të lojtarëve kanë organizuar një seancë të lehtë stërvitore në një stadiumin e “Aktywna Warszawa”.

Ndërkaq, grupi do të kompletohet gjatë paradites së të hënës kur vijnë edhe lojtarët të cilët janë impenjuar me klubet respektive gjatë të dielës, ndërsa me kuqezinjtë që do të zhvillojnë dy seanca stërvitore, njërën në 10:30 dhe të dytën në ora 18:00.

Deri më tani të gjithë lojtarët e ftuar për ndeshjet e shtatorit janë të gatshëm dhe nuk ka asnjë ndryshim. Kombëtarja do të ketë tre ditë të plota përgatitje para sfidës me polakët, që zhvillohet te enjten duke filluar nga ora 20:45.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…