Myrto Uzuni: Polonia? S’ka kundërshtar të pakalueshëm!

Sulmuesi i Kombëtares: Hyj në çdo ndeshje për të fituar dhe shpresojmë që do t’ia dalim


Myrto Uzuni u shfaq optimist në konferencën për shtyp të Kombëtares para sfidës me Poloninë. Sulmuesi i Ferencvarosit në Hungari, sa i përket aspektit personal, u shpreh se është i fokusuar në klubin e tij, ku theksoi se ka mbështetjen maksimale.

“Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve, do të japim maksimumin sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm. A do të shënoj? Kur sulmuesit shënojnë ekipi ka më shumë besim, por të gjithë jemi së bashku dhe nuk e kemi vëmendjen se kush shënon. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit Kombëtar, e vendos trajneri pozicionin tim në sulm.”

Pretendimet e Shqipërisë në grup: “Jemi duke folur për futbollistë të nivelit më të lartë në futboll, mendoj se ne mund të luajmë me çdo kundërshtar. Kur është grupi i njëjtë ne i dimë karakteristikat dhe i dimë lëvizjet e tyre. Hyj në çdo ndeshje për të fituar dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kam shënuar katër herë dhe kam asistuar katër herë në Champions dhe dua që të vazhdojmë këto ritme.”

Ecuria te Ferencvarosi: “Jam i përqendruar tek Ferencvarosi, e mira nuk ka fund, por në këtë klub me kanë përkrahur shumë.”/Supersport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…