Miqësore U-19/ Shqipëria barazon në sfidën e parë ndaj Izraelit

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu barazoi 1-1 në miqësoren me Izraelin.


Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e parë miqësore të planifikuar ndaj përfaqësueses së Izraelit. Sfida që nisi në ora 16:30 dhe që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” përfundoi në barazimin 1-1.

Cungu hodhi në fushë këtë formacion: Weiper, Dervishi, Preka, Cehu, Bytyci, Nerguti, Zenelaj, Qefalija, Asallari, Shpendi, Toci.

Kuqezinjtë e Cungut zhvilluan një ndeshje të bukur, me raste të krijuara, por për fat të keq arritën të finalizonin në portën kundërshtare vetëm një herë. Ishin izraelitët ata të cilët kaluan në avantazh të parët, duke ndëshkuar tanët në minutën e 26-të të takimit. Cungu bën dy zëvendësime në minutën e 41-të, me Cipin dhe Papaj që futen në fushë dhe Cehu e Qefalija që dalin nga loja. Asgjë nuk ndryshon në këto minuta të fundit të fraksionit të parë të lojës, që mbyllet në epërsinë e miqve, me shifrat 1-0.

Me nisjen e pjesës së dytë, Cungu vendos të hedhë në fushë Bibon dhe Nezirin, të cilët zëvendësojnë Asallarin dhe Prekën. 45 minutat e dyta të sfidës flasin më shumë për ekipin e drejtuar nga tekniku kuqezi. Kuqezinjtë krijojnë më shumë, teksa një rast i artë vjen nga këmbët e Endri Zenelaj, i cili godet fort nga jashtë zone, por topi godet shtyllën, duke i mohuar kështu golin.

Barazimi do të vinte vetëm në minutën e 88-të të takimit, me Cristian Shpendin, sulmuesin shqiptar i cili aktivizohet në radhët e Cesenës.

Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-1, një sfidë ku Armando Cungu pati mundësinë të shikonte nga afër edhe elementët e rinj të cilët aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, për të krijuar një ide më të qartë mbi lojtarët që do të përbëjnë grupin përfundimtar që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian, ku Kombëtarja jonë është shortuar në grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…