Albion Marku huazohet te Partizani

Mbrojtësi 20-vjeçar vjen te Partizani në formë huazimi nga Lokomotiva e Zagrebit për një sezon.


Pas Esat Malës të kuqtë e kryeqytetit kanë bërë një tjetër goditje të rëndësishme duke zyrtarizuar afrimin e Albion Markut. Mbrojtësi 20-vjeçar i cili është pjesë e përfaqësueses Shpresa vjen te Partizani në formë huazimi nga Lokomotiva e Zagrebit për një sezon dhe do t’i bashkohet skuadrës së Ilir Dajës pas impenjimit me kombëtaren U-21.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i cili ka dalë si futbollistë nga akademija e Shkëndijës së Tiranës, në 1 sezon e gjysmë ka luajtur i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit te Laçi duke spikatur me kurbinasit teksa mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Kupave të Europës numëron 47 paraqitje me Laçin dhe dy gola të realizuar.

Në këtë sezon të ri Marku arriti të debutante edhe me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat teksa u aktivizua për 15 minuta në derbin e 21 gushtit ndaj Dinamos së Zagrebit. Me afrimin e Markut, Partizani blindon krahun e djathtë të mbrojtjes aty ku rivalitetin ish-lojtari i Laçit për një vend në formacionin titullar do ta ketë me maqedonasin Filip Gligorov. Të premten pasdite Partizani zyrtarizoi edhe rikthimin në skuadër të Esat Malës i cili u huazua te të kuqtë për një sezon nga turqit e Giresunspor duke shtuar cilësinë në mesfushën e skuadrës së kuqe, ndërkohë që trajneri Ilir Daja nga merkato pret një tjetër dhuratë teksa në orët e fundit drejtuesit e Partizanit do të tentojnë me të gjitha mënyrat të afrojnë një qëndërsulmues me peshë.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…