Trajneri Edoardo Reja: Me Hungarinë, vendimtare për të dyja ekipet

Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, foli për mediat para ndeshjes me Hungarinë


Edy Reja, trajneri i Shqipërisë, foli për mediat para ndeshjes me Hungarinë dhe në fokus ishte dueli i nesërm dhe humbja e pësuar me Poloninë. “Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë, pas atij rezultati të padrejtë që patëm me Poloninë. Pres një ndeshje të mirë, të luajmë si në Poloni. Nëse shikon rezultatin duket sikur na kanë masakruar, por nuk ishte ashtu.

Skuadra bëri një paraqitje të mirë. Patëm disa momente që e humbëm përqendrimin. Në vija të përgjithshme dua të shoh po atë shpirt gare nga ekipi. Shpresoj të paraqitemi mirë me Hungarinë. Pas golit të tretë në atë ndeshje gjërat u bënë të vështira.

Mund të humbnim me Poloninë, gjithsesi. Jemi në këmbë dhe duhet të fitojmë me Hungarinë. Kemi shanse të arrijmë objektivat. Çdo ndeshje është vendimtare. Kundërshtari është i fortë dhe ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë dhe të jemi të përqendruar”.

“Rivali me trajner Italian? Mund të kemi të njëjtin sistem loje, por çdo trajner ka filozofinë e vet pavarësisht nga është. Trajneri Rosi ka ekip kompetitiv, janë ekip i fortë fizikisht dhe në mbrojtje.Kemi lojtarë shuymë të shpejtë dhe mund t’i vëmë në vështirësi. Kemi tre mungesa dhe ndoshta do duhet të ndryshoj vendosen. Do shoh seancën e fundit para se të vendos se si do të luajmë”.

“Nëse bëjmë një analizë, Polonia gjuajti 5 herë në portë dhe shënoi 4 gola. Ne gjuajtëm 16 herë. Dy golat e parë erdhën nga goditje standarde dhe mendoj se ishin për gabime individuale. Kur sheh që ke pësuar 4 gola mendohet se ka shkuar gjithçka keq. E pësuam prej gabimeve individueale. Nuk dolëm në skemat tona dhe e pësuam. Nuk erdhën golat nga gabime taktike, por për gabime të individëve të ndryshë”.

“Broja nuk është shumë i ri, ka luajtur 6 ndeshje me ne. E kam parë në Nations League. Për momentin nuk më ka dhënë përgjigjet që pres. Është me perspektivë, ka cilësi. Do jetë në stol nesër kundër Hungarisë. Nëse do ketë nevojë për të,sigurisht do e aktivizoj. Moduli do jetë i njëjtë. Të shohim edhe Bajramin që ka ardhur tani. Do bëj analizat e mia dhe të shoh nëse do ta aktivizoj. Kam gjithashtu edhe lojtarë të tjerë të mirë. Deri nesër do të mendohem për modulin dhe nëse luan Bajrami”.

“Është ndeshje vendimtare për të dyja ekipet. Anglia është favorite për vendin e parë. Çdo ndeshje është vendimtare,me Hungarinë është sfidë direkte. Duhet ta fitojmë me çdo kusht. Objektivi ky është, të fitojmë të gjtiha ndeshjet Brenda. Fitorja është jetike që të ëndërrojmë të kemi shanse për kualifikim në Botëror”.

“Uzuni? Informacionet i kemi marrë në Europian. Nuk ka se çfarë na thotë Uzuni për Hungarinë, ai mund të tregojë diçka për Ferencvaros. Kemi një staf që merret me analizat. Uzuni ka shase të luajë këtë herë. Është në formë të mirë dhe është motivuar. Deri nesër do vendos nëse luan, por ka shumë shanse për të luajtur”.

“Rikthimi i tifozëve? Më në fund rikthehen, është diçka e jashtëzakonshme. Nuk ka kuptim futbolli pa tifozë. Mbështetja e tyre është nëj avantazh për ne. E kemi vuajtur mungesën e tyre, dukeshin ndeshjet si miqësore. Ndihemi mirë që do të luajmë me tifozë në stadium”.

“Hungaria forcën më të madhe ka grupin, kanë një ekip me lojtarë me shpirt të lartë sakrifice. Janë një ekip shumë kompakt dhe fizik. Nuk të lënë shumë hapësira dhe mbajnë goxha topin. Duhet të bëjmë të mundur që t’i tërheqim dhe më pas t’i godasim”.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…