Miqësore U-19/ Shqipëria barazon edhe ndeshjen e dytë ndaj Izraelit

Shqipëria U-19 ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore ndaj Izraelit U-19 në “Selman Stërmasi” në kryeqytet.


Shqipëria U-19 ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore ndaj Izraelit U-19 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Sfida që nisi në ora 10:00 të paradites përfundoi në barazimin 2-2. Në këtë ndeshje u përdor edhe sistemi VAR, një nga investimet  më të mëdha të FSHF-së që do të jetë pjesë e ndeshjeve të Kategorisë Superiore 2021/2022 si edhe Kupës së Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

Ishin izraelitët ata,të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të të takimit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke iu afruar në disa raste golit të barazimit, por topi nuk e kaloi vijën e rrjetës kundërshtare.

Në minutën e 59-të të fraksionit të dytë të lojës, gjyqtari i ndeshjes akordon një penallti në favor Izraelit, pasi iu drejtua edhe ekranit të VAR-it për të parë rastin. Izraelitët shënojnë golin e dytë të takimit nga penalltia. 8 minuta më vonë, Shqipëria kundërpërgjigjet me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Adrian Neziri, i cili shkurton rezultatin duke goditur nga brenda zonës dhe duke e dërguar topin në fundin e rrjetës kundërshtare.Për golin e barazimit do të mendonte Eljo Toci, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të akorduar nga gjyqtari në minutën e 94-t të takimit.

Këto dy ndeshje i shërbyen teknikut kuqezi Armando Cungu për të testuar dhe për të parë gjendjen e lojtarëve që luajnë në kampionatet jashtë vendit, duke pasur parasysh që trajneri ka pasur pak mundësi t’i shikojë nga afër për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Shqipëria U-19 po përgatitet për kualifikueset e Kampionatit Europian, ku Kombëtarja jonë është shortuar në grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shqipëri U-19 2-2 Izrael U-19

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…