Duka: Silvinjo, trajneri i Kombëtares deri në 2024

Trajneri brazilian do të drejtojë ekipin kombëtar bashkë me stafin e tij dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival


Silvinjo është zyrtarisht trajner i Kombëtares shqiptare! Përmes një konference për media, paraditen e kësaj të hëne, në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka prezantoi trajnerin e ri të ekipit tonë kombëtar, z. Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.

Presidenti Duka sqaroi edhe detajet e arritura me stafin e ri drejtues të ekipit kombëtar, duke nënvizuar se marrëveshja mes FSHF-së dhe trajnerit Silvinjo e dy ndihmësve të tij parashikon një kohëzgjatje 18-mujore dhe objektivi i vetëm është kualifikimi i Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian 2024.

“Trajneri i ri, i cili do të drejtojë ekipin kombëtar Silvinjo bashkë me stafin e tij, dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival, ish-futbollistë të ekipeve kombëtare, Argjentinës dhe Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar  deri në përfundim të Kampionatit Europian 2024. Jo pa qëllim kontrata është deri në fund të 2024, që tregon që objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në 2024. Mundësitë tona për të arritur në EURO 2024 janë. Do të bëjmë maksimumin e mundshëm me stafin e ri dhe me futbollistët që të arrijmë objektivat. Jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen e duhur për ta ndihmuar, për aq sa mund ta ndihmojë stafi ekipin kombëtar. Do të vlerësohet stafi që ne kemi aktualisht nga vetë trajneri dhe në fund do të vendosim nëse do të vazhdojmë me të njëjtët apo do të kemi ndonjë ndryshim”, – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën e tij.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…