Gafa e Barçës, Fernandes fiton me gjyq 8,5 milionë euro

Barcelona është në vështirësi të mëdha ekonomike dhe detyrimet e saj janë shtuar


Barcelona është në vështirësi të mëdha ekonomike dhe detyrimet e saj sapo u shtuan. Shkak është bërë një mesfushor brazilian, që pakkush e njeh, një nga gafat e mëdha të merkatos në drejtimin e mëparshëm të klubit katalanas.

Mateus Fernandes, mesfushori 24-vjeçar brazilian, ka fituar një gjyq ndaj ish-punëdhënësve të tij që i detyrohen tashmë 8,5 milionë euro dëmshpërblim për mënyrën se si e shkarkuan nga puna.

Lojtari ishte ndër emrat e fundit që u afruan në epokën e Bartomeut dhe Abidal, por klubi as nuk i bëri prezantimin futbollistit për të cilin pagoi 8 milionë euro në vitin 2020. Lojtari luajti vetëm 17 minuta me skuadrën e parë, si zëvendësues në një ndeshje të Ligës së Kampioneve ndaj Dinamo Kiev. Por në klub kuptuan shpejt se kishin bërë një blerje absurde dhe në verën e vitit 2021, ai u njoftua se duhej të boshatiste dollapin e tij pasi i ndërpritej kontrata.

Lojtari kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, ndaj hodhi në gjyq Barcelonën dhe kërkoi dëmshpërblim, që i është njohur nga gjykata për shumën 8,5 milionë euro, pasi katalanasit u shpallën fajtorë për prishje të padrejtë të marrëveshjes kontraktuale. Lojtari ka zbuluar gjithashtu se prishja e kontratës i ishte bërë me e-mail. “Klubi më telefonoi dhe më pyeti nëse kisha përsëri të njëjtin e-mail, i thashë ‘po’ dhe më erdhi shkresa. Asnjë bisedë, asgjë, as më telefonuan për të më thënë mirupafshim”, ka treguar mesfushori.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…