Ivana Knoll: Ja mesazhet që më dërgonin lojtarët në Botërorin e Katarit…

Bukuroshja kroate, e cila u bë protagoniste në tribuna me veshjet e saj, bëri që të harroheshin edhe rregullat strikte në vendin arab.


Ivana Knoll është kthyer në një nga emrat më të njohur që nga Botërori në Katar. Bukuroshja kroate, e cila u bë protagoniste në tribuna me veshjet e saj, bëri që të harroheshin edhe rregullat strikte në vendin arab.

Një eksperiencë që asaj i solli shumë fansa e me sa duket edhe me vetë futbollistëve të Kroacisë, të cilët ajo i ndiqte në çdo ndeshje. Disa prej tyre i kanë shkruar privatisht bukuroshes.

“Disa lojtarë më kanë dërguar mesazhe të tipit ‘si je, bla, bla, bla’. Disa futbollistë më kërkonin falje për atë që do të ndodhte nesër, një ditë para ndeshjes. Por unë nuk u kam kthyer përgjigje derisa u mundën”, tregoi ajo për radion amerikane “Barstool Sports”.

Ivana nuk tregoi se kush ishin futbollistët, por shtoi se nuk ishte e interesuar për t’i njohur personalisht.

“Unë thjesht argëtohem me të gjithë. Mendoj se njerëzve u pëlqej pasi jam e bukur. Nuk më intereson të njoh askënd personalisht këtu. Qëllimi im është që të bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha”, shpjegoi ajo.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…