Silvinjo: Ta çojmë Kombëtaren shqiptare në vendin e duhur

Silvinjo u shpreh shumë i kënaqur, ndërsa falënderoi edhe trajnerin Reja për të gjithë punën e bërë me kuqezinjtë


Silvinjo është zyrtarisht trajner i Kombëtares shqiptare! Përmes një konference për media, paraditen e kësaj të hëne, në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka prezantoi trajnerin e ri të ekipit tonë kombëtar, z. Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.

Silvinjo u shpreh shumë i kënaqur për detyrën e re, ndërsa falënderoi edhe trajnerin Reja për të gjithë punën e bërë me kuqezinjtë përgjatë këtyre viteve. Në fjalën e tij përpara mediave, trajneri i ri theksoi se ai dhe stafi i tij do të kërkojnë të bëjnë vetëm rezultate pozitive në krye të ekipit kombëtar dhe ta çojnë Shqipërinë e futbollit në vendin ku i takon.

“Doja t’ju falënderoja që jeni këtu. Jam shumë i kënaqur edhe me stafin tim. Doja t’i thoja diçka edhe trajnerit Reja, që puna e një trajneri është gjithmonë shumë e vështirë, nuk është e thjeshtë. Ka shumë punë prapa skenave, duhet të bëjmë zgjedhje, disa herë fiton, disa herë jo. E falënderoj atë për punën që ka bërë, për këta futbollistë, për punën, për pasionin. Ne kemi shumë dëshirë që të bëjmë mirë, të sjellim rezultate pozitive, që ta çojmë Kombëtaren shqiptare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu. Edhe kur takova Presidentin, këtë pashë tek ai. Dhe mendoj që edhe ai pa tek ne urinë dhe dëshirën për të sjellë rezultate pozitive, për të bërë mirë dhe për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësi. FSHF më bindi që të marr përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur dhe besoj se do bëjmë një punë të mirë”, – tha trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…