Statistikat, Graham Poter trajneri më i dobët i Çelsit

Graham Poter është trajneri më i dobët në startin e karrierës me Çelsin në Premier Ligë i 30 viteve të fundit


Graham Poter është trajneri më i dobët në startin e karrierës me Çelsin në Premier Ligë i 30 viteve të fundit. Ish- tekniku i Brajtonit, ka pasur një nisje të vështirë të karrierës së tij në “Stamford Bridge”.

Blutë e Londrës renditen në vend të 10-të në Premier Ligë, 10 pikë pas vendeve që të dërgojnë në Ligën e Kampioneve.

Poter firmosi një kontratë 5-vjeçare në shtator, ndërsa pronari i ri Tod Bohli e identifikoi si njeriun e revolucionit të tij në klub.

Por pasi fitoi tri ndeshjet e para, blutë kanë regjistruar vetëm 1 fitore në 8 ndeshjet e tjera të kampionatit me të në stol.

Vetëm Ian Porterfilld dhe Glen Hodëll kanë pasur një nisje më të dobët në karrierën me Çelsin në epokën e Premier Ligës.

Që të dy ata e nisën karrierën e tyre në Premier Ligë me 3 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje në 11 ndeshjet e para të kampionatit.

Ndërsa Poter ka vetëm një fitore më shumë, 3 barazime dhe 4 humbje. Kjo do të thotë se të gjithë trajnerët e epokës “Abramoviç” e nisën më mirë karrierën e tyre në “Stamford Bridge” sesa i pari i Bohlit.

Nisjen më të mirë e ka Gus Hidink, i cili fitoi 9 ndeshje, barazoi 1 dhe humbi 1 në 11 ndeshjet e para në Premier Ligë.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…