Dy asistë në fitoren e Interit, Asllani: Misioni im u kompletua!

Mesfushori shqiptar i Interit u shpall dhe “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën kundër Parmës në Kupën e Italisë


Kristjan Asllani ishte protagonist në fitoren e Interit kundër Parmës (2-1) në Kupën e Italisë. Mesfushori shqiptar u shpall dhe “Lojtari i Ndeshjes”.
Në një intervistë për “Inter TV”, mesfushori i Kombëtares u shpreh mjaft i lumur për kualifikimin në fazën tjetër dhe se do të japë gjithnjë më të mirën.

“Misioni u kompletua. Jemi të lumtur që kaluam në fazën tjetër. E dinim sa e vështirë është ndeshja e parë e Kupës, njësoj si vitin e kaluar, kur unë luaja për skuadrën kundërshtare. Jemi mjaft të mirë për t’i kthyer gjërat.

Pjesa e parë u nënshtruam, por në të dytën ishim mjaft të mirë për të qarkulluar topin. Fatmirësisht, ne arritëm të insistonim dhe ti fitonim në fund.

Gjeta shumë pak hapësira në start, por kjo është normale sepse skuadrat luajnë shumë afër në fillim. Në pjesën e dytë, ata lanë shumë hapësira dhe unë kisha më shumë liri për të lëvizur.

Dy golat erdhën nga aksionet që nisa unë? Jam i lumtur për këtë gjë. i dhashë një dorë shumëve të skuadrës dhe do të përpiqem gjithmonë të jap më të mirën”, u shpreh Asllani.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…