Kupa e Spanjës, “Ruleta e penalltive” çon Realin në finale

Në finale e Superkupës, që do të zhvillohet më datën 15 janar, Reali do të përballet me fituesin e çiftit Betis-Barcelona


Karlo Ançeloti i ka dhënë një “shuplakë” Xhenaro Gatuzos duke e eliminuar nga gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës. Madrilenët iu falën 11-metërshave në Rihad (4-3), teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte Benzema në minutën e 39-të, ndërkohë që Valencia e Gatuzos barazoi shifrat në minutën e 46-të me Linon. Minutat në vijim nuk prodhuan gola, teksa ndeshja iu drejtua 11 metërshave, ku madrilenët u treguan më të saktë.

Benzema, Modriç, Kros dhe Asensio, arritën të shënonin, ndërkohë që për Valencian gabuan Komert dhe Gaja.

Në finale e Superkupës, që do të zhvillohet më datën 15 janar, Reali do të përballet me fituesin e çiftit Betis-Barcelona, që luhet nesër.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…