Mesi rikthen PSG te fitorja

Pas disfatës së fundit ndaj Lens, PSG rikthehet te suksesi në Ligue 1 dhe këtë e bën në shtëpi ndaj Angers


Pas disfatës së fundit ndaj Lens, PSG rikthehet te suksesi në Ligue 1 dhe këtë e bën në shtëpi ndaj Angers. Të besuarit e trajnerit Christophe Galtier triumfuan me rezultatin 2-0. Golin e parë të ndeshjes e realizoi Ekitike, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e pestë pas asistit të Mukieles. Me avantazhin minimal të parizienëve përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën, vendasit realizuan edhe të dytin me Lionel Messin.

Kështu, tre pikët ishin në kasafortë për PSG që deri në fund më pas menaxhoi më së miri avantazhin dhe ia doli me sukses. Falë këtij trepikëshi, kryeqytetasit ngjiten në kuotën e 47 pikëve dhe ruajnë kryesimin me gjashtë pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt të Lens.

Nga ana tjetër, edhe Marseille fitoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Troyes teksa marsejezët mbajnë vendin e tretë të klasifikimit me 39 pikë.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…