Eliminimi nga Kupa, Guardiola: Bëmë një performancë të shëmtuar!

Southampton befasoi Mançester Sitin në çerekfinalen e EFL Cup me “Shenjtorët” që gjetën në një ditë jo të mirë të besuarit e trajnerit Pep Guardiola.


Southampton befasoi Mançester Sitin në çerekfinalen e EFL Cup me “Shenjtorët” që gjetën në një ditë jo të mirë të besuarit e trajnerit Pep Guardiola.

Vendasit triumfuan me rezultatin 2-0 dhe i eliminuan “The Citizens” nga Kupa që koleksionuan kështu zhgënjimin e parë në këtë sezon. Pas sfidës, tekniku Guardiola ishte i tërbuar me të tijtë ndërsa nuk munguan kritikat nga ana e spanjollit që theksoi se skuadra e tij nuk ishte fare në fushë.

“Fitoi skuadra më e fortë, ne nuk luajtëm aspak mirë. E nisëm ndeshjen në mënyrën më të shëmtuar, nuk ishte një performancë e denjë. Ndaj Southampton nuk treguam as një grimcë nga ajo që jemi në të vërtetë. Nuk ishim të përgatitur dhe kështu nuk mund të shkonim në gjysmëfinale.

Kur luan për një skuadër si Mançester Siti, duhet të jesh i përgatitur në çdo ndeshje dhe nëse luajmë kështu përgjatë sezonit, atëherë nuk kemi asnjë shans për sukses. Unë mendoj se problem nuk ishin emrat që e nisën ndeshjen, por problem është performanca në përgjithësi. Nuk ishim në fushë”, u shpreh Guardiola.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…