Fabian Shahaj, sulmuesi i ADO Den Hag te Partizani

20-vjeçari, i cili është nën kontratë me holandezët e ADO Den Hag, u stërvit nën urdhrat e Xhovani Kolelës


Fabian Shahaj mund të quhet afrimi i parë i Partizanit në merkaton e janarit.

20-vjeçari, i cili është nën kontratë me ADO Den Hag, ka mbërritur ditët e fundit në Tiranë, ku i është bashkuar skuadrës së Partizanit.

Sulmuesi ishte pjesë e futbollit holandez, kishte luajtur 46 minuta me ADO Den Hag në sezonin e kaluar.

I riu luan me skuadrën U-21 të këtij klubi, por tashmë kërkon një eksperiencë si profesionist dhe ka zgjedhur Partizanin, që ka nevojë për alternativa në majën e sulmit dhe Shahaj pritet të jetë një i tillë, teksa në rast se bind, siç ndodhi me Skukën një vit më parë, ai mund të ketë shansin të shndërrohet në një titullar absolut. Ditën e djeshme Shahaj ka kryer stërvitjen e parë me fanellën e kuqe.

Ai është vendosur nën urdhrat e trajnerit Kolela dhe në ditët në vijim pritet që marrëveshja, e bazuar në një huazim deri në fund të sezonit, të bëhet zyrtare dhe më pas publike.

Shahaj është rritur si futbollist në Holandë, ku ka luajtur në ekipe të ndryshme si fëmijë. Pavarësisht se ai ka edhe pasaportë holandeze, ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë, ku është grumbulluar disa herë nga ekipet zinxhir.

Shahaj është një qendërsulmues tipik, i gjatë 1.93 metra dhe një favor i madh është fakti se ai mund të luajë me të dyja këmbët. Te Partizani ai pritet të konkurrojë për një vend titullari me Mensah, Carën apo edhe Hotin në rastet kur skemat ndryshojnë.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…