“The Best”, FIFA shpall 14 kandidaturat. Mungon Ronaldo!

Votimi i tifozëve për të zgjedhur fituesin do të qëndrojë i hapur deri më datë 3 shkurt, kur do të shpallen edhe emrat e tre finalistëve.


FIFA ka bërë publike sot kandidaturat e përzgjedhur për votimin e zakonshëm për çmimin “The Best” që i jepet lojtarit më të mirë për vitin e fundit. Ceremonia që duhej të zhvillohej në fundin e këtij viti, është shtyrë për shkak të Botërorit, në mënyrë që të merrej në konsideratë edhe paraqitja në atë turne.

Bie në sy në fakt se edhe lista e kandidatëve, në një pjesë më të madhe sheh si protagonistë emra të cilët kanë bërë mirë në Botëror, pa harruar këtu ”të zakonshmit”. Në majë të listës është padyshim Lionel Mesi, i cili është një prej kandidatëve kryesorë për të fituar, edhe pse do të ketë rivalë emra si Benzema, Mbape apo Haland. Ndërsa mungon emri i Kristiano Ronaldos, i cili prej kohësh injorohet në votimet e FIFA-s.

Votimi i tifozëve për të zgjedhur fituesin do të qëndrojë i hapur deri më datë 3 shkurt, kur do të shpallen edhe emrat e tre finalistëve.

LISTA E KANDIDATURAVE

Julian Alvarez (Argjentina / River Plejt / Mançester Siti)
Xhud Bellingem (Angli / Borusia Dortmund)
Karim Benzema (Francë / Real Madrid)
Kevin De Bryjn (Belgjikë / Mançester Siti)
Erling Haland (Norvegji / Borusia Dortmund / Mançester Siti)
Ashraf Hakimi (Marok / PSG)
Robert Levandovski (Poloni / Bajern Mynih / Barcelona)
Sadio Mané (Senegal / Liverpul / Bajern Mynih)
Kilian Mbape (Francë / PSG)
Lionel Mesi (Argjentinë / PSG)
Luka Modriç (Kroaci / Real Madrid)
Nejmar (Brazil / PSG)
Mohamed Salah (Egjipt / Liverpul)
Vinícius Zhunior (Brazil / Real Madrid)

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…