Miqësoret kundër Turqisë U-17, lista e lojtarëve të Kombëtares

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të luajnë dy miqësoret në datat 18 dhe 20 janar.


Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy takime miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Turqisë gjatë këtij muaji. Siç është bërë me dije edhe më herët nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të luajnë dy miqësoret në datat 18 dhe 20 janar.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Turke e Futbollit kanë gjetur dakordësinë që të dy këto takime të luhen në Shqipëri, ku sfida e parë do të luhet në Tiranë, më 18 janar, në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në ora 17:00, ndërsa takimi i dytë mes dy përfaqësueseve do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” më 20 janar në ora 15:00.

Sakaq, Ervin Bulku shpalli ditën e sotme edhe listën me 25 futbollistët e thirrur për të përfaqësuar Shqipërinë në këto dy sfida miqësore, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë aktivë dhe të ftuar edhe më parë nga ekipi kombëtar. 12 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja, duke u aktivizuar me ekipe si Vfb Stuttgart, Sampdoria, Perugia, Sudtirol, Brescia etj., ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatin shqiptar.

Kuqezinjtë do të grumbullohen të dielën e 15 janarit në Durrës, ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për këto dy sfida miqësore, që janë shumë të rëndësishme për Kombëtaren U-17.

Ndeshjet kundër Turqisë do të ngrenë edhe siparin e grumbullimeve, seleksionimeve e takimeve të tjera miqësore në kuadër të përgatitjeve të ekipit kombëtar U-17 për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, ku Shqipëria është shortuar në Elite Round së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë. Ndeshjet e grupit 8 të kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…