Tirana përmbys Laçin, Kukësi barazon me Bylisin


Tirana e nisi me një fitore në Laç vitin 2023, ndërkohë që u mbyll pa gola dueli Bylis-Kukësi. Dueli mes nënkampionëve dhe kampionëve të Shqipërisë i luajtur në Kurbin, përfundoi me suksesin 1-2 të bardhebluve të Orges Shehit.

Bardhezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, kaluan në avantazh në minutën e dytë me anë të Vasil Shkurtajt, me sulmuesin vlonjat që humbi një shans të artë për të dyfishuar në minutën e 21’, por nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Tirana reagoi dhe në minutat shtesë të fraksionit të parë barazoi sfidën falë golit të Bruno Lulajt (45+3’). Kampionët e nisën mirë edhe pjesën e dytë, me Florent Hasanin që realizoi një eurogol (47’).

Minuta të mira për ekipin kryeqytetas, por Mario Dajsinani mbajti në lojë Laçin me pritjet e tij. Vendasit tentuan barazimin, por nuk ia dolën të evitonin humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Tirana rikthehet te fitorja pas dy humbjeve në Durres dhe në derbi, dhe tani numëron 28 pikë, një më pak se Partizani kryesues, që pret Vllazninë sot në kryeqytet.

Bylisi dhe Kukësi ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0.

Në Ballsh u zhvillua një ndeshje e fortë dhe plot duele. Dy skuadrat e mbyllën sfidën me nga 10 lojtarë pas daljeve me të kuq të Aldo Qoshkut për vendasit (83’) dhe Gabriel Barbosës për verilindorët në minutat shtesë. /Supersport/

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…