Në Ukrainë ngroh stolin, Ennur Totre drejt rikthimit te Tirana

Mesfushori 26-vjeçar ka përfunduar në stolin e Vorslka Poltavës, ka luajtur vetëm 13 minuta


Aventura e Ennur Totres në kampionatin ukrainas nuk po shkon ashtu siç pritej. Mesfushori 26-vjeçar ka përfunduar në stolin e Vorslka Poltavës, ku u transferua në fillim të sezonit dhe në 13 ndeshjet e fundit, ka luajtur vetëm 13 minuta.

Pas transferimit me bujë, bashkë me Taulant Seferin, mesfushori luajti si titullar vetëm dy ndeshje dhe më pas përfundoi në stol, ndaj për shkak të situatës së krijuar, po mendon rikthimin në Maqedoninë e Veriut.

Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se kanë nisur negociatat me Shkëndijën e Tetovës, për t’u rikthyer pikërisht në skuadrën ku Totre u rrit dhe debutoi në futbollin profesionist.

Ennur Totre ka luajtur për 6 sezone me fanellën e Shkëndijës dhe u largua nga Tetova në korrik të 2021-shit, për t’u bashkuar me Tiranën, aty ku fitoi titullin kampion që në sezonin e parë dhe më pas u shit te ukrainasit e Vorskla Poltavës.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…