Sadiki: Erzeni, vendimi i duhur!

Mbrojtësi shënoi pikërisht ndaj Egnatias dhe festoi duke puthur stemën e Erzenit.


Nehar Sadiki zbarkoi në kampionatin shqiptar në verë si pjesë e skuadrës së Egnatias, me të cilën zhvilloi fazën përgatitore. Por në fund ai nuk iu bashkua rrogozhinasve, por Erzenit, ku është bërë titullar i padiskutueshëm. Sot, mbrojtësi shënoi pikërisht ndaj Egnatias dhe festoi duke puthur stemën e Erzenit.

“Të them të drejtën e ndjej shumë mirë fanellën e Erzenit se që kur kam ardhur më kanë bërë të ndjehem si të jem në familjen time. Ndaj desha t’i kushtoj golin tifozëve dhe t’i them faleminderit se janë përkrahja jonë e madhe.

Siç e shihni sekret nuk ka te Erzeni, por jemi përgatitur me dy module, me 3 apo 4 mbrapa, nuk është problem. Se jemi të përgatitur mirë fizikisht dhe jemi të familjarizuar dhe ky është rezultati i asaj që shihet në fushë.

Është hera e parë që kam luajtur në Shqipëri, për mua çdo ndeshje është e njëjta, unë motivohem dhe jap maksimumin në çdo ndeshje. Nuk shoh a është Egnatia apo Ballshi, unë jap maksimumin në çdo ndeshje dhe është e rëndësishme që të fitojë ekipi dhe ecë përpara.

Përgatitjet te Egnatia dhe firma te Erzeni? Ishte patjetër vendimi i duhur. Ne mundohemi gjithmonë të japim më të mirën por nganjëherë Zoti nuk e shkruan diku. Por ma ka dhënë shumë më mirë këtu ku jam te Erzeni dhe jam shumë i lumtur”, tha Sadiki për “Oversport” pas duelit.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…