Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e turit të dytë

Ndeshjet janë ndarë në dy ditë. Të martën luajnë skuadrat e Grupit A dhe të mërkurën, Grupi B.


Kupa e Shqipërisë kthen në mesjavë në fushë skuadrat shqiptare, jo vetëm të Superiores, por edhe të Kategorisë së Parë. Në lojë do të jenë ekipe të cilat kërkojnë të bëjnë mirë në këtë turne, e sidomos ata për të cilat është një objektiv i sezonit, pasi siguron një biletë në Europë.

Ndeshjet janë ndarë në dy ditë me të martën që do të shohë në fushë të gjitha skuadrat e Grupit A të këtij aktiviteti, sipas skemës së paracaktuar nga FSHF. Vetëm dueli Tomori-Laçi do të luhet të martën nga Grupi B, ndërsa sfidat e tjera të këtij grupi do të luhen të mërkurën.

Sipas planit të FSHF, të gjitha ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen në orën 13:00, edhe pse në disa stadiume mund të luhet me ndriçimin artificial në orare të mëvonshme që do të favorizonte praninë e më shumë tifozëve.

TË MARTËN
GRUPI A
Bylis-Vllaznia ora 13:00
Dinamo-Kastrioti ora 13:00
Korabi-Partizani ora 13:00
Lushnja-Tirana ora 13:00

GRUPI B
Tomori-Laçi ora 13:00

TË MËRKURËN
GRUPI B

Apolonia-Kukësi ora 13:00
Erzeni-Teuta ora 13:00
Skënderbeu-Egnatia ora 13:00

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…