Sheikët e PSG blindojnë Mesin

Sheikët e Katarit “lidhin” Mesin te PSG, arabët e Al-Hilal do të duhet të presin për të realizuar ëndrrën


Arabia Saudite do të presë një miqësore më 19 janar mes PSG-së dhe një ekipi yjesh nga Al-Nassr, skuadra e re e Kristiano Ronaldos, dhe Al-Hilal, i cili ëndërron t’i japë vetes ndikim edhe më të madh se rivali, me nënshkrimin e Mesit.

Prandaj, dueli në stadiumin “King Fahd” do të shënojë debutimin e Kristianos në klubin e ri dhe rrjedhimisht ribashkimin e tij me Leon. Deri në dy milionë kërkesa për bileta u regjistruan online për të parë këtë ndeshje historike dhe të pazakontë, fakt që konfirmon edhe përpjekjen për të zyrtarizuar marrëdhëniet mes dy “armiqve” si Katari dhe Arabia Saudite.

Pritshmëritë janë të tilla që biletat janë shitur për pak minuta dhe disa biznesmenë arabë kanë ofruar edhe një milion euro për bileta, sipas disa mediave në vend. Ndeshja po promovohet ashtu siç e meriton dhe interesimi i Al Hilal për Mesin është edhe një operacion shumë i mirë marketingu për të vënë në plan të parë duelin.

Në fakt, kështu e sheh PSG-ja, e cila është shumë e qetë, pasi rinovimi i Mesit nuk do të zgjasë shumë për t’u mbyllur. Ëndrra e Arabisë Saudite do të duhet të presë.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…