Dëmtohet edhe Myrto Uzuni

Nuk kanë fund telashet për legjionarët. Sulmuesi beratas është autori i 12 golave në Ligën e Dytë spanjolle


Nuk kanë fund telashet për legjionarët, edhe pse ky i fundit nuk është serioz. Futbollisti më i fundit që ka ndjerë shqetësime, duke humbur ndeshjen e radhës, ishte Myrto Uzuni.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se mungesa e talentit beratas rezultoi një habi, teksa shkak u bënë disa shqetësime, të cilat Uzuni i kishte zvarritur disi, duke bërë që ai të humbasë aktivizimin nga minuta e parë në një ndeshje decizive si ajo ndaj Levantes.

Por gjithçka e ka zbuluar trajneri i tij te Granada, Pako Lopes i cili është shprehur: “Kishte probleme në seancën e fundit stërvitore. Ne menduam se nuk ishte asgjë e rëndësishme, por kur u zgjua ishte me dhimbje dhe u vendos që të mos udhëtonte, pasi nuk ishte i aftë për të luajtur”, u shpreh trajneri për ndeshjen, të cilën Granada e humbi me shifrat 3-1.

Ndërkohë sulmuesi i Kombëtares po pret përgjigjen e testeve të bëra për të mësuar edhe shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit. Deri tani, Uzuni është autori i 12 golave në kampionat, më shumë se kushdo tjetër.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…