Egnatia “peshkon” në Letoni, vjen Eduard Emsis

Mesfushori ishte pjesë e klubit të Lahtit në Finlandë.


Përforcimi tjetër i Egnatias vjen nga Letonia. Eduard Emsis, i cili ishte pjesë e klubit të Lahtit në Finlandë dhe sapo mbylli aventurën e tij, do të veshë fanellën e rrogozhinasve.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka dalë prej 1 janarit të këtij viti si lojtar i lirë dhe tashmë po bëhet gati që të nisë një aventurë në Shqipëri.

Ajo që mbetet për t’u përmendur është se Emsis bën pjesë edhe në kombëtaren e Letonisë që prej vitit 2018 ku ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Pas afrimit të Duamenës, i cili ishte edhe në fushë ndaj Erzenit dhe Redi Kasës, vijnë dy përforcime tepër të rëndësishme për trajnerin Shpëtim Duro për pjesën e mbetur të sezonit në Superiore.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…