Rikthimi i Ibrës ende i zhytur në mister

Qëllimi ishte të kthehej për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Totenhemit


Qëllimi ishte të kthehej Zlatan Ibrahimoviç për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve në “San Siro” të Milanos kundër Totenhemit, të planifikuar për më 14 shkurt.

Por data e kthimit mund të rrëshqasë sërish, sipas lajmeve të fundit për kushtet e suedezit, i cili dje nuk ka zbarkuar në Riad me skuadrën për finalen e Superkupës së Italisë. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Ibra ka ende dhimbje dhe gjuri nuk i jep asnjë garanci.

41-vjeçari dëshiron të kthehet në protagonist në mënyrën e tij edhe në fushë dhe jo vetëm të jetë lideri i dhomës së zhveshjes. Megjithatë, koha e kthimit është ende një enigmë. Fillimisht kthimi duhej të bëhej në fillim të vitit, më pas shtyrja në fund të muajit dhe sërish më 5 shkurt, ditën e derbit të kampionatit dhe ndeshja e parë e Champions-it kundër Totenhemit në ditën e Shën Valentinit. Po tani?

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…