Tërmetet në Shqipëri/ Bashkëshortja e futbollistit brazilian të Egnatias tregon për “Globo”: Nuk fjeta gjithë natën!

Daiane Gomes Barreto, bashkëshortja e futbollistit të Egnatias, Fernando Medeiros, rrëfehet për “Globo” në Brazil


Tërmetet që ranë të dielën në darkë në vendin tonë kanë krijuar jo pak ankth e panik te ata që kujtuan ngjarjet e tmerrshme të vitit 2019. Por jo vetëm te shtetasit shqiptarë. Daiane Gomes Barreto, bashkëshortja e futbollistit të Egnatias, Fernando Medeiros, ka treguar për “Globo” në Brazil se si e përjetoi këtë të diel dhe dy lëkundjet e tërmetit që u ndjenë në të gjithë rajonin.

Edhe pse familja braziliane jeton në Kavajë, ajo ka përjetuar stres si pasojë e lëkundjeve sizmike. “Na dukej sikur po lëkundje e gjithë shtëpia, tregoi fillimisht ajo. “Ishim në sallon kur nisi dridhja e parë. Unë isha në tavolinë ndërsa burri me djalin në divan. U duk sikur shtëpia po lëvizte, ishte shumë e çuditshme, pamë njëri-tjetrin dhe thamë ‘është tërmet’. Nuk më zuri gjumi gjithë natën. I dyti kishte magnitudë më të ulët dhe ndoshta nuk e dëgjuam për shkak të nervozizmit”.

Për familjen braziliane, kjo ishte hera e parë që përjetonte një tërmet. “Kur erdhëm këtu, e dinim që mund të ndodhte, por nuk e kishim menduar kurë se do të kalonim në të tillë realisht. A jam nervoze? Çdo gjë e vogël më jep frikë. Por burri im, i cili është më i qetë, me qetëson gjithmonë”, tha Daiane.

Ajo shkroi gjithashtu se shqiptarët ishin “të mësuar” me situata të tilla, edhe pse vuanin ende pasojat e tërmetit të vitit 2019. “Ata bashkëjetojnë me këtë, klima në Kavajë nuk ndryshoi aspak. Por përtej kësaj, njerëzit kanë frikë nga ai tërmet i 2019”, theksoi ajo.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…