Haland: Dua të jem si Benzema!

Kopertina e revistës britanike të modës “GQ” i dedikohet Erling Halandit dhe pasionit të tij për meditimin


Kopertina e revistës britanike të modës “GQ” i dedikohet Erling Halandit dhe pasionit të tij për meditimin. Sulmuesi i Sitit, i cili paguhet me 865 mijë paund në javë, po shijon një sezon të parë fantastik me kampionët e Anglisë, ku ka shënuar 33 gola në 30 ndeshjet në të gjitha kompeticionet.

Tani 22-vjeçari gjen kohën për t’u shfaqur si ikonë mode, ndërsa mban veshur një xhaketë e cila kushton 2 mijë paund dhe një bluzë “Givenchy” me vlerë 690 paund. Në një tjetër foto në numrin e revistës që do të botohet më 31 janar, norvegjezi shfaqet i veshur i gjithi me të bardha (xhaketa 3.800 paund dhe bluza 325).

Haland shpjegon në intervistën për revistën sesi e ndihmon meditimi, të cilin ai e ka zgjedhur edhe si formë feste për golat në fushë: “Mendoj se është diçka shumë e mirë. Të ndihmon që të qetësohesh dhe të mos mendosh shumë. Sepse stresi nuk është i mirë për asnjë. E urrej të jem i stresuar dhe përpiqem të mos jem. Por koncepti i meditimit është të përpiqesh t’i largohesh këto mendime. Është diçka individuale, por për mua ka funksionuar me të vërtetë shumë mirë”.

Norvegjezi, i cili konsiderohet si një prej numrave 9 më të mirë në botë, u rrëfye edhe në lidhje me objektivat e tij me Mançeser Sitin dhe Norvegjinë: “Unë do të përpiqem me të gjithë forcën time për të fituar trofe këtu me Mançester Sitin dhe të jem një ndryshues loje. Objektivi im është që të fitoj Ligën e Kampioneve. Sa i përket kombëtares, Norvegjia është një vend shumë i vogël, ndoshta me më pak se 5.5 milionë banorë. Por sërish ti sheh që në Botëror shkojnë vende të vogla dhe bëjnë gjëra fantastike. Ne shpresojmë që të kualifikohemi në 2026-ën, ky është objektivi im i madh me ta. Shpresoj që një ditë të luaj ndeshje me eliminim direkt me Norvegjinë”.

Erling sot është një numër “9”, por nuk ka qenë gjithnjë kështu: “Kur isha fëmija luaja në krah. Isha me të vërtetë i shpejtë”. Por kur e sheh sesi zotëron repartin e sulmit brenda zone, të krijohet përshtypja që është një lojtar që është mësuar të shkelë në ato anë prej vitesh.

Ai e ka një objektiv se ku do të mbërrijë pas një dekade: “Shikoni Benzemanë, ai tani është 35 vjeç dhe mendoj se është edhe më i mirë në këtë moshë. Kështu që pas 12 vitesh unë shpresoj që të jem më i mirë sesa jam tani”.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…