Berat Gjimshiti rikthehet si fitues në Kupën e Italisë

Trajneri Gasperini vendosi t’i besonte përsëri si titullar në duelin ndaj Specias ku Atalanta fitoi me shifrat 5-2


Berat Gjimshiti është kthyer përsëri në fushën e lojës si titullar në një ndeshje zyrtare pas dy muajsh nga hera e fundit kur e bënte një gjë të tillë me Atalantën. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, për shkak të dëmtimeve, nuk ka kaluar një sezon të rregullt me bergamaskët e si rrjedhojë ka humbur kohët e fundit vendin e tij në formacion.

Por trajneri Gasperini, vendosi t’i besonte përsëri si titullar në duelin ndaj Specias ku Atalanta fitoi me shifrat 5-2. Gjimshiti luajti rregullisht të 90 minutat, duke bërë një paraqitje të mirë në këtë sfidë që siguroi kalimin në turin tjetër të skuadrës e cila në çerekfinale do të përballet me Interin.

Ndërkohë, në mediat italiane vazhdon të përflitet për një transferim të mundshëm të Gjimshitit te Monza, me klubin e Berluskonit që kërkon përforcime cilësore për prapavijën. Një alternativë që mund të jetë interesante për mbrojtësin nëse kërkon të aktivizohet më me rregullsi.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…