Igli Tare: Duam të fitojmë Kupën e Italisë!

Pengesa e radhës e Lacios në Kupën e Italisë është Bolonja me të cilën do të përballet në fazën e 1/8-ve


Pengesa e radhës e Lacios në Kupën e Italisë është Bolonja me të cilën do të përballet në fazën e 1/8-ve. Në prag të kësaj sfide është ndalur për të dhënë përshtypjet e tij mbi gjendjen e skuadrës edhe drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare.

“Ky është një turne që ne e duam sepse kemi pasur kënaqësinë për ta fituar. Është një objektiv sezonal dhe kërkojmë ta nderojmë në maksimum. Pas sfidës me Sassuolon, skuadra ka gjetur rrugën e duhur, kërkojmë të kemi vazhdimësi”, u shpreh fillimisht Tare.

Më pas ish-bomberi i Kombëtares shqiptare tregoi edhe versionin e tij se çfarë i mungon Lacios për të bërë hapin kualitativ.

“Nuk është një problem i këtij sezoni, por i viteve të fundit.Kemi sjellë një trajner me eksperiencë si Sarri dhe mënyra e tij se si e motivon skuadrën nevojitet për të bërë këtë hap cilësor që po na mungon. Nuk është një objektiv i thjeshtë, sezonin e kaluar e mbyllëm në vendin e pestë. Këtë vit ndodheshim në vendin e dytë, por më pas ramë. Na mungon edhe pak, vazhdimësia është pika kyçe”, u shpreh Tare.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…