Mahrez nderon Mançester Sitin

Rijad Mahrez ndihmoi Mançester Sitin të dilte nga një krizë e vërtetë, në përmbysjen 4-2 ndaj Totenhemit


Rijad Mahrez mori rolin e protagonistit sot duke ndihmuar Mançester Sitin të dilte nga një krizë e vërtetë, në përmbysjen 4-2 ndaj Totenhemit në Premier Ligë. Një përmbysje e cila erdhi e gjitha në pjesën e dytë me sulmuesin algjerian si protagonist.

Skuadra e Antonio Kontes nuk e ndjeu peshën e transfertës dhe bëri një pjesë të parë shumë të mirë, duke e mbyllur në fund me gola te Kulusevskit dhe Emerson Rojal. Situatë e cila bëri që lojtarët e Sitit të shkonin në pushimin e ndeshjes nën vërshëllimat e tifozëve të tyre dhe Guardiolën e shqetësuar për atë që kishte dhënë ekipi në fushë.

Por në pjesën e dytë ishte Mahrez ai i cili udhëhoqi përmbysjen e cila nisi me golin e Alvarez. Më pas ishte algjeriani i cili dha një asist për barazimin 2-2 të Haland vetëm 2 minuta pas golit të parë.

Në minutën e 63-të, ishte vetë algjeriani që tundi rrjetën duke mposhtur Loris në shtyllën e tij dhe në minutën e 90 vulosi takimin me golin e shifrave 4-2 që kthejnë Mançester Sitin në shinat e duhura dhe në vendin e dytë në renditje.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…