Mesi: Një muaj kampion bote. Çfarë çmendurie!

Kapiteni i Argjetinës ka reaguar më anë të një postimi, ku rrëfen momentet e paharrueshme në Kupën e Botës


Një muaj pas shpalljes kampion bote me Argjentinën, Lionel Mesi iu është rikthyer emocioneve të jashtëzakonshme që i ka dhuruar triumfi në Katar.

Sulmuesi ka reaguar më anë të një postimi në rrjetet sociale, ku rrëfen momentet e paharrueshme në Kupën e Botës.

“Një nga muajt më të bukur në botë dhe ende nuk mund ta besoj. Çfarë çmendurie të bukur jetuam gjatë gjithë asaj kohe, që përfunduam duke ngritur kupën që të gjithë e donim aq shumë. Natyrisht, të qenit kampion e bën gjithçka më të bukur, por sa muaj të mrekullueshëm kam pasur, sa kujtime të bukura kam dhe më mungojnë.

Më mungojnë kolegët e mi, ditët me ta, shokët, bisedat, seancat stërvitore, marrëzitë që bënim… Sa bukur ishte të shihja familjen time duke shijuar një përvojë të paharrueshme çdo ditë, për të gjithë dhe sa bukur ishin ndeshjet dhe të shihje çmendurinë e njerëzve në fushë dhe në Argjentinë. Faleminderit Zotit për kaq shumë. Siç thashë, e dija që do të ma jepje. Ajo që nuk mund ta imagjinoja ishte pasi e kisha arritur dhe nuk gabova, sepse nuk mund ta imagjinoja kurrë çmendurinë e njerëzve në festa. Epo u bë një muaj që jemi… kampionë bote!”, shkruan Mesi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…