Miqësorja e “luksit” në Arabinë Saudite, Ronaldo fiton duelin me Mesin

PSG edhe pse kishte mbetur me 10 lojtarë që në pjesën e parë, fitoi ndeshjen me shifrat 5-4 ndaj Al Hilal&Al Nassr


Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi janë përballur përsëri mes tyre, por këtë herë për një miqësore “luksi” në Arabinë Saudite. Portugezi ishte pjesë e një përzgjedhje të kampionatit saudit të futbollit, me lojtarët më të mirë të tij. Ndërsa Mesi me PSG-në ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme për të siguruar falë kësaj sfide rreth 10 milionë euro që do u nevojiten francezëve për të zgjidhur telashet financiare.

Ndërsa të gjithë pritnin që të kishte një takim të përzemërt mes dy yjeve, ai ka qenë mjaft i ftohtë dhe zgjati vetëm pak çaste, kur shtrënguan duart para shkelmimit të topit të parë.

Më pas, ishte menjëherë Mesi ai i cili u bë protagonist, duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën parisiene pas asistit të Nejmar që në minutën e tretë të takimit.

Ronaldo u përgjigj në minutën e 34-të të sfidës, pasi fitoi një penallti pasi mori një goditje në fytyre nga Navas gjatë një dueli ajror. Ai shënoi nga pika e bardhë duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.

Më pas, portugezi ia doli që të shënonte edhe golin e barazimit 2-2, kur fillimisht goditi shtyllën e më pas përfitoi nga gabimi i Serxhio Ramos për të çuar topin në rrjetë para pushimit të pjesës së parë.

Pas një ore në fushë në këtë miqësore, si Ronaldo, ashtu edhe Mesi, u kthyen si spektatorë në pankinë. Ndërkaq, PSG edhe pse kishte mbetur me 10 lojtarë që në pjesën e parë, ia doli që të fitonte ndeshjen me shifrat 5-4.

Al Hilal&Al Nassr-PSG 4-5
34′ (p), 45’+6′ Ronaldo, 56′ Hjun-So, 90’+4′ Taliska / 3′ Mesi, 43′ Markinjos, 54′ S. Ramos, 60′ (p) Mbape, 78′ Ekitike

45’+3′ Nejmar humb penallti

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…