Përfaqësuesi i UEFA-s, Roger Meichtry: Kam parë lojtarë shumë të talentuar!

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale i organizuar nga FSHF ka nisur që prej datës 16 janar


Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale i organizuar nga FSHF ka nisur që prej datës 16 janar dhe në të po marrin pjesë ekipet përfaqësueseve të tetë Shoqatave Rajonale të Futbollit në Shqipëri.

Në ndeshjet e ditëve të para për grup-moshat U-13, U-14 dhe U-15 futbollistët e vegjël kanë dhuruar ndeshje të bukura dhe emocionuese, duke treguar një rritje graduale dhe duke përmbushur pritshmëritë që ka kompeticion. Një garë që në vetvete nuk ka elementin e kampionatizmit, por evidentimin e lojtarëve të talentuar në të gjithë Shqipërinë dhe mbajtja e tyre në vëzhgim të vazhdueshëm për të përzgjedhur më pas talentet më të mira për ekipet kombëtare të moshave.

Ky turne është ndjekur edhe nga përfaqësuesi i UEFA-s, Roger Meichtry, i cili është këshilltar për programin “Elite Youth Development”, i cili ka qenë edhe në vitet e kaluara dhe e ka ndjekur vazhdimisht nga afër zhvillimin e futbollit shqiptar. Meichtry ka vëzhguar ndeshjet të grup-moshave të ndryshme në Tiranë e Fier, ndërsa ka zhvilluar edhe diskutime me përfaqësuesit e Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave për ecurinë e turneut si edhe për çështjet që duhen përmirësuar në të ardhmen.

Në një prononcim për Fshf.org, Meichtry ka vlerësuar organizimin e turneut të përfaqësueseve rajonale nga FSHF dhe nivelin e shfaqur nga të gjitha skuadrat apo edhe elementët e talentuar që evidentohen nga ky kompeticion.

“Mendoj se turneu është shumë i mirë për të gjitha rajonet e Shqipërisë. Kam parë shumë ndeshje të mira deri më tani, në çdo ekip kam parë lojtarë shumë të talentuar dhe nëse e shohim në vija të përgjithshme, turneu i përfaqësuesve rajonale për Shqipërinë është fantastik. Sigurisht, ndonjëherë shohim që ka ndryshime të mëdha mes përfaqësueseve rajonale, sepse kemi rajone të vogla dhe rajone të mëdha, dhe patjetër që do të ketë ndryshime të nivelit, por unë mendoj se të gjitha skuadrat u përpoqën të shfaqnin futboll sa më të mirë, dhanë maksimumin dhe krijuan raste shumë për shënim”, – tha përfaqësuesi i UEFA-s, Roger Meichtry, duke theksuar edhe një faktin se trajnerët dhe ekipet duhet të fokusohen më shumë te futbolli dhe jo te rezultatet, pasi qëllimi i turneut është fitimi i elementëve të rinj e jo kampionatizmi.

“Kur luan një turne të tillë gjithmonë lojtarët janë shumë të emocionuar, ndërsa edhe trajnerët duan të fitojnë ndeshjet dhe ndoshta disa trajnerë apo skuadra duhet të mendojnë më shumë që të prodhojnë futboll dhe të mos fiksohen shumë me rezultatet. Por në përgjithësi kemi parë lojtarë të talentuar, kemi parë ndeshje të mira dhe pikërisht ky është objektivi i këtij turneu”, – theksoi Meichtry në prononcimin e tij. /FSHF.org

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…