Josa: Vllaznia ka respekt për Laçin

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, i vlerëson maksimalisht kurbinasit. Balaj ende në dyshim


Vllaznia do të përballet nesër me Laçin në “Loro Boriçi” (16:00), ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, i vlerëson maksimalisht kurbinasit.

“Nesër luajmë me Laçin, një skuadër që kohët e fundit është në rritje, pavarësisht humbjes me Tiranën apo në Kukës.

Një skuadër që kërkon të shkojë më lart dhe që ka në përbërje futbollistë të mirë, ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen.

Balaj? Bekimit do të jetë pjesë e grumbullimit. Nuk e di nëse do të luajë. Do të shohim gjendjen e tij. Është një plus i madh për ne, duhet të presim ta fusim në momentin e duhur që të mos i bëjmë dëm as atij as ekipi”, tha Josa gjatë konferencës për shtyp.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…