Miqësore U-17, Shqipëria humbet me Turqinë

Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-17 dhe Turqisë U-17, që përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të miqve.


Është luajtur sot në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-17 dhe Turqisë U-17, që përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të miqve.

Trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku kishte bërë disa ndryshime në formacion krahasuar me miqësoren e dy ditëve më parë, duke aktivizuar edhe disa lojtarë të cilët qëndruan në stol ose u aktivizuan pak minuta në sfidën e “Air Albanias”.

Kombëtarja U-17 e nisi sfidën me këtë formacion: Dervishi, Bastari, M. Sulejmani, Çela, Prendi, Kurti, Pepa, Jaku, Vranici, Tosku, Mziu.

Fillimi është i ngadaltë me të dyja skuadrat që përpiqen të marrin frenat e lojës në dorë dhe me të dyja skuadrat që shfaqen herë pas here në sulm me raste sporadike.

Në minutën e 23-të regjistrohet rasti i parë i rrezikshëm kur kapiteni i Turqisë, Ayhan godet me të djathtën në qendër të zonës pas një goditje nga këndi, por topi përfundon jashtë shumë afër shtyllës.

Në minutën e 33-të, Gokay provon nga goditja e dënimit në hyrje të zonës me topin që kalon afër shtyllës pingule dhe përfundon jashtë. Kuqezinjtë përpiqen të dalin vazhdimisht e të shfaqen më shumë në gjysmëfushën kundërshtare, edhe pse nuk arrijnë të godasin portën me pjesën e parë që mbyllet në shifrat 0-0.

Në nisje të pjesës së dytë të dyja skuadrat bënë disa zëvendësime, ndërsa në minutën e 51-të Shqipëria ka dy raste për gol, fillimisht me me Toskun, që godet por portieri turk reagon mirë dhe në aksionin pasardhës turqit për pak sa nuk shënojnë autogol pas këmbënguljes së kuqezinjve nga e majta. Në minutë e 55-të Vranici fiton një top në mesfushë dhe kalon dy lojtarë për të hyrë deri në zonë dhe në momentin e fundit nuk arrin të godasë si duhet topin.

Më minutën e 60-të është Gyrypyz që tenton golin pas një aksioni individual me topin që nuk gjen kuadratin. Pak më vonë është Akcicec që godet fort nga një distancë e largët me topin që bllokohet në dy kohë nga Devishi. Dhe në minutën e 66-të Dilek përfiton nga një mosmarrëveshje në mbrojtjes të kuqezinjve dhe godet saktë, duke e dërguar topin në rrjetë e duke kaluar në avantazh turqit.

Finalizimi i Bastarit në minutën e 71-të pas një aksioni model nga e majta për pak sa nuk mbyllet me gol, ndërkohë që tekniku Bulku bën edhe dy zëvendësime të tjera duke hedhur në fushë Boden e Krajkën për Vranicin dhe Toskun. Në minutën e 77-të është sërish Bastari shumë pranë golit me goditjen e tij në qendër të zonës që bllokohet në momentin e fundit.

Dhe në minutën e 84-t turqit dyfishojnë rezultatin sërish me Dilek, i cili është i saktë me të majtën dhe shënon golin e dytë personal. Dy minuta më pas është Kaya që fikson rezultatin në 0-3 me një goditje me të majtën nga jashtë zone. Në minutat në vazhdim nuk ka raste për t’u shënuar me miqësoren e dytë që mbyllet me rezultatin 0-3.

Miqësore

Shqipëri U17 – Turqi U17 0-3

Shënues: Dilek 66’, 84, Kaya 86’

Shqipëria U-17: Dervishi, Bastari, M. Sulejmani (Selmani 84’), Çela, Prendi, Kurti, Pepa (Belloj 46’) , Jaku, Vranici (Bode 73’), Tosku (Krajka 73’), Mziu (Duro 46’).

Trajner: Ervin Bulku

Turqia U-17: Yasar, Subasi (Celik 62’), Akcicek (Cetin 86’), Ayhan, T. Yilmaz (O. Yilmaz 62’), Ingenc (Kaçmaz 46’), Yiliz, Gyrypyz (Arslan 76’), Arkutcu (Akman 46’), Gokay, Canlopat (Kaya 46’).

Trajner: Zenik Onatli

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…