Zinedine Zidane në kërkim të një aventure të re!

Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është i papunë që nga maji i vitit 2017


Ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është ende në kërkim të një aventure të re dhe pse e ardhmja mbetet ende në pikëpyetje. 50-vjeçari po shpresonte shumë që të merrte drejtimin e përfaqësuese franceze, kjo pasi Franca humbi finalen përballë Argjentinës në Botëror, por rinovimi i Deschamps deri në vitin 2026 bllokoi këtë lëvizje.

I papunë që nga maji i vitit 2017, Zidane është përsëri në qendër të vëmendjes, kjo për faktin se në Francë e shohin si trajnerin e ardhshëm të PSG, ndërsa në Itali si trajnerin e mundshëm që mund të marrë vendin e Allegri-t te Juventus.

Për momentin, situata e skuadrës nga Torino çon më shumë ujë në mullirin e francezit, pasi Juventus po vuan në këtë sezon dhe këtu nuk flasim vetëm për rezultatet në fushën e lojës. Allegri mbetet në pikëpyetje për sezonin e ri dhe në Torino besojnë se projekti i ri do të nisë me zyrtarizimin e Zidane.

Ndërkohë, në Francë, PSG mund të jetë më shumë një dëshirë se sa një realitet, por jo e pamundur. Mediet franceze pak ditë më parë, pas humbjes së parizienëve përballë Rennes raportuan se marrëdhënia e Galtier me drejtuesit e klubit nuk është më e njëjta dhe gjithçka do të varet nga Champions League.

Pra, në rast dështimi, Galtier pritet të shkarkohet, pasi në Paris duan me çdo kusht trofeun më të lakmuar në kontinent dhe shkurti i rezervon një përballje delikate si ajo me Bayern Munich. Pra, Zidane do të jetë tani në rolin e një spektatori shumë të interesuar, pasi vera do të jetë shumë e nxehtë për të dhe në Francë janë të bindur se ish trajneri i Real Madrid do të rikthehet në punë duke nisur nga sezoni i ri.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…